close
Vendi

SHKUP: VICTORIA NULAND KËRKON KAPËRCIMIN E KRIZËS

auto_nuland1436806866

Ndihmës sekretarja Amerikane e Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike,Viktoria Nuland, është shprehur në fund të qëndrimit të saj disaorësh në Shkup se kishte pasur një ditë produktive dhe shumë të rëndësishme për Maqedoninë. Pa dhënë më shumë hollësi, zonja Nulland tha se ka vullnet politik për kapërcimin e krizës  dhe se tani është koha për të vepruar. Ajo ka folur edhe për ide për të mundësuar funksionimin e suksesshëm të Prokurorisë së Posaçme Publike, për çka, ka deklaruar ajo, lipset pëlqimi i të gjitha palëve.

Këto komente, zyrtarja e lartë e Departamentit të Shtetit i bëri pas takimeve me liderët e katër partive – nënshkrues të Marrëveshjes së Përzhinës, Ali Ahmetin, Menduh Thaçin, Zoran Zaevin e Nikola Gruevskin, si dhe me mninistrin e Jashtëm Nikola Poposki, kreun e Prokurorisë Speciale Publike, Katica Janeva dhge përfaqësues të medias e të shoqërisaë civile. / TvArt/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia