close
Screenshot_1

Mickovski në FB: Do të protestohet kundër ndotjes  


Në ora 17.00 fillon protesta e VMRO-DPMNE-së opozitare e paralajmëruar se rregullisht do të mbahet çdo të mërkurë në Shkup, që zakonisht do të fillojë me një marsh nga selia partiake dhe përfundon para Qeverisë.

Lideri partiak Hristijan Mickovski protestën e paralajmëroi në Facebook. Ajo që ka tërhequr vëmendjen në postimin e tij është se fokusi vendoset, sic thuhet, në paaftësinë e qeverisë që të ballafaqohet me ajrin e ndotur.

Në post-scriptum Mickovski paralajëmron se përveç

ndotjes, do të protestohet edhe kundër ndryshimit emrit, të kushtetutës, për ekonominë e rrënuar, rritjen e tatimeve, kundër krimit dhe korrupsionit e të ngjashme.  /Klan Maqedoni/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia