close
Vendi

SHKUP: ZJARR NË RESTORAN – NDËRPRITET DASMA

FBFE7A45-7651-45E9-A288-7E355C3F2F37

Nuk ka të lënduar nga zjarri që mbrëmë ndërpreu një aheng familjar në Restoranin ‘Raguza” në pullazin e garazhit me kate në qendër të Shkupit. Nga Policia kanë thënë se intervenimi i shpejtë i ekipeve të zjarrfikësve ka parandaluar dëme më të mëdha materiale.

Në këtë dasmë ka patur më shumë se 200 mysafirë.

As shërbimi i zjarrfikësve e as MPB-ja nuk kanë dëshiruar të spekulojnë për shkaqet e shpërthimit të zjarrit. Thonë se përgjigjet do të dihen kur plotësisht të përfundojë ekspertiza. 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia