close
Vendi

SHKUP: ZYRTARI I LARTË AMERIKAN VIZITON MAQEDONINË

2016-08-15_173514

Kriza politike dhe integrimi euroatlantik i Maqedonisë dhe kriza e refugjatëve kanë qenë në qendër të bisedimeve veçmas të Drejtorit të lartë për Çështje Evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Dr. Çarles Kupçan, me liderët e partive kryesore të vendit. Theksohet se me këtë rast  ztyrtari i lartë i administrates amerikiane ka nënvizuar domosdoshmërinë e çuarjes deri në fund të reformave të dakorduara.

Në kumtesën e Bashkimit Demokratik për Integrim lidhur me takimin e liderit të kësaj partie me drejtorin e lartë për çështje evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Çarles Kupçan thekoshet se situata në Maqedoni dhe integrimi euroatlantik i vendit, por edhe zhvillimet në rajon dhe përplasjet e sferave të interesit midis vendeve me agjenda të ndryshme, kanë qenë në qendër të bisedimeve.

Me këtë rast theksohet se lideri i BDI-së  ka nënvizuar se kriza në vend përmbyllet vetëm nëpërmjet mbajtjes së zgjedhjeve gjithëpërfshjrëse, të besueshme dhe demokratike. Sipas kreut të integristëve, vlerësimi në fund të muajit gusht në lidhje me përmbushjen e kushteve për mbajtje të zgjedhjeve ka për të qenë – pozitiv. Ndërkaq, detyrë prioritare e qeverisë pas zgjedhjeve do të jetë reforma sistemore, marrëdhëniet ndëretnike, zhvillimi ekonomik dhe zgjidhja e çështjeve të hapura me fqinjtë që do të mundësojnë integrimin e menjëhershëm në NATO dhe hapjen e bisedimeve për aderim në Bashkimin Evropian.

Bashkëbiseduesit gjithashtu kanë diskutuar edhe zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe në përputhje me Kushtetutën si dhe avancimin e mëtejmë të përfaqësimit të shqiptarëve në institucionet e vendit. Me këtë rast, thuhet në njoftimin e BDI-së, Z. Ahmeti ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e vazhdueshme për gjithë rajonin, e në veçanti shqiptarët si dhe për hapjen e fabrikave amerikane në zonat ekonomike në Tetovë dhe Kërçovë.

Me zyrtarin e lartë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare Amerikane është takuar edhe numri një i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi:

Zyrtari i lartë i presidentit Obama, shef i komisionit për siguri nacionale shprehi shumë interesim që ne ta përshpejtojmë procesin e reformave dhe sa më shpejtë të trokasim në dyert e NATO-së. Pozicioni i PDSH-së ngel edhe më tej i tillë ku fuqizimi i shqiptarëve në Maqedoni në vendimmarrje institucionale është fuqizimi i dorës së perëndimit brenda Maqedonisë”- thekson Mendu Thaçi- Kryetar i PDSH-së.

Kreu i PDSH-së Mendu Thaçi është shprehur pesimisit lidhur me mundësin që zgjedhjet e parakohshme të mbahen këtë fundvit. Sipas tij për këtë nuk ka vullnet politik:

“Do t’ju zhgënjej. Sipas asaj që zhvillohet mendoj se nuk do të ketë zgjedhje. Fatkeqësia është këtu që mungon vullneti politik se në lëshimet teknike bëhen shkelje të afateve 2 ditë 5 ditë, po këtu nuk sheh vullnet politik që të ketë zgjedhje në fund të vitit”- deklaron Mendu Thaçi-Kryetar i PDSH-së.

Ndërkaq i pyetur përse nuk ka vizituar zonat e përmbytura, kryetari i PDSH-së, u përgjigj se , sikur se u shpreh ai, nuk dëshiron të keqpërdor fatkeqësin e njerëzve për atë që ai e quajti marketing bajat.

Edhe gjatë takimit  në mes të zyrtarit të lartë amerikan Çarles Kupçan dhe kreut të VMRO-DPMNE-së NIkolla Gruevski është diskutuar mbi situatën aktuale politike, modalitetet për zgjidhjen e krizës politike si dhe interesat strategjike të Maqedonisë për anëtarësim në NATO.

Në takim të dyja palët shprehën mendim se kriza politike në vend ka zgjatur shumë dhe është e nevojshme për të gjetur një mënyrë për të dalë nga situata duke mbajtur zgjedhje në të cilën qytetarët do të japin legjitimitetin përfaqësuesve politik që kanë kapacitet që të kthejnë vendin në rrugën e reformave dhe të angazhohen për prosperitet ekonomike.

Siç thuhet në kumtesën e VMRO-së lideri i kësaj partie Nikolla Gruevski tha se VMRO DPMNE plotësisht respektojnë dhe zbatojnë detyrimet e marra përsipër nga marrëveshja mes partive politike, dhe njësoj si edhe më herët nuk ekzistojnë kushte për anulimin e zgjedhjeve dhe prolongimin e më tej të krizës. Ai theksoi se ka nevojë për angazhim më të madh dhe më të sinqertë të opozitës që të krijohet atmosfer e mirëbesimit me ç’rast asnjëra palë nuk do të mund t’i mohoj rezultatet nga zgjedhjet dhe vullnetin e qytetarëve. thuhet në kumtesën e VMRO DPMNE-së.

Drejtor i lartë për çështje evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Çarles Kupçan ka zhvilluar një takim edhe me liderin e opozitës maqedonase Zoran Zaev. Në kumtesën e LSDM-së thuhet se në takim u bisedua për situatën aktuale në vend si dhe sfidat në zbatimin e reformave të nevojshme për zgjedhje të besueshme në dhjetor.

Siç theksojnë nga LSDM-ja, Zaev ka theksuar se është me rëndësi të përfundojnë proceset e dakorduara deri në fund të këtij muaji në pjesën e pastrimit të Listës zgjedhore dhe informimit profesional të mediave që të hapet rruga për zgjedhje të Qeverisë teknike.

Në takim bashkërisht është vlerësuar se për ardhmërinë e Republikës së Maqedonisë kyçe është kthimi i vendit në rrugë normale dhe në rrugën drejt integrimit euroatlantik, thuhet në kumtesë. /H. A. /

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia