Shkupi eliminohet nga Dinamo Zagreb, kalon në kualifikueset e Europa League

Përfundoi ndeshja futbollistike në arenën “Todor Proeski” mes dy skuadrave ballkanase, FC Shkupi dhe Dinamo Zagreb .

Shkupi nuk ka mundur të shkruajë historinë për t’u kualifikuar në turin e tretë të Champions League pasi është mposhtur 0-1 në shtëpi nga Dinamo e Zagrebit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Dinamo vazhdon në turin e tretë, ndërsa FC Shkupi kalon në turin e tretë të Ligës Evropa, ku e pret Shamrok Rovers.

Në 45 minutat e para të dy skuadrat zhvilluan një lojë të barabartë me disa raste për gol për të dyja skuadrat por mungoi finalizimi.

Dhe në fillim të pjesës së dytë, në aksionin e parë, Dinamo kalon në epërsi falë golit të shënuar nga Arian Ademi, i cili ishte i pambuluar nga mbrojtja e FC Shkupit, e cila ishte në nivel të detyrës në pjesën e parë.

Ndërsa  interesimi që ka pasur publiku për ta ndjekur nga afër këtë ndeshje ishte i jashtëzakonshëm   ku lojtarët kanë marrë mbështetje të madhe nga tribuna, e stolisur nga koreografia e Shvercerave./KlanMacedonia/

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share