close
Sport

Shoferi i ekipit të Dinamos merr autobusin dhe lë ekipin në Elbasan

efefe

Kastrioti i shkaktoi humbjen e 4-të rresht Dinamos në kampionat, humbje këto që tashmë shikojnë blutë drejt Kategorisë së Parë.

Siç duket eksperienca në superligë për dinamovitët ishte e shkurtër, pasi në vendin e 9-të me vetëm 23 pikë në 28 ndeshje të zhvilluara, tashmë misioni mbijetesë është vështirësuar, paçka se matematika akoma se ka dhënë fjalën e saj të fundit.

Humbja në “Elbasan Arena” me shifrat 1-0 ndaj krutanëve në një duel direkt, ka shkaktuar shumë trazira tek blutë.

Sipas “Supersport” një lajm i çuditshëm vjen nga Elbasani ku shoferi i skuadrës së Dinamos ka marrë autobusin dhe është larguar pa pritur futbollistët dhe stafin teknik. Një situatë kritike, ndërsa tashmë stafi me futbollistët janë në pritje të një zgjidhje për t’u rikthyer në kryeqytet pas kësaj disfate zhgënjyese.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia