Sholc: Personalisht do të angazhohem për nisjen e negociatave aderuese me BE-në

KOVAÇEVSKI: RMV DHE SHQIPËRIA NUK GUXOJNË TË MBETEN PENG I NJË VENDI ANËTAR TË BE-së

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Kancelari gjerman, Olaf Sholc, gjatë vizitës zyrtare në Shkup disa herë përsëriti se Maqedonia e Veriut ka përmbushur të gjitha kushtet dhe duhet që menjëherë t`i nis negociatat aderuese për anëtarësim në BE. Sholc në konferencën e përbashkët për media me Kryeministrin, Dimitar Kovaçevski, u zotua se ai në Samitin BE – Ballkani Perëndimor më 23 Qershor, personalisht do të angazhohet që të zhbllokohet procesi për shkak të vetos bullgare dhe të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“ Nga kënvështrimi im, konferenca e parë ndërqeveritare mund të fillojë menjëherë, parakushtet janë plotësuar dhe prandaj do të jetë dëshira ime që ta mbështes rrumbullaksimin politik që me të vërtetë të mund ta mbështesim këtë përparim. Janë bërë shumë përpjekje, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria merituan që këto bisedime konkrete të fillojnë dhe të mos prolongohen për më tej. Ne do të angazhohemi që të mundësohet kjo, ” deklaroi kancelari gjerman Olaf Sholc

Kredibilieti i BE-së është në pikpyetje, premtimin për fillimin e negociatave BE-ja duhet ta përmbush pa vonesë – tha Kryeministri Dimitar Kovaçevski, duke shtuar se Maqedonia e Veriut she Shqipëria kanë përmbushur kushtet dhe nuk guxojnë të mbeten peng i një vendi anëtar të BE-së.


“Ne nuk mund të jemi vazhdimisht peng të samiteve të BE-së, nëse do të ketë ose jo datë. Lidhur me atë se çfarë do të ndodh në ndonjë samit nuk varet nga Maqedonia e Veriut, kjo varet nëse të gjitha shtetet anëtare pajtohen dhe sjellin vendim nëse do të fillojë konferenca e parë ndërqeveritare. Kjo për momentin varet nga vetëm një vend anëtarë i BE-së, që po mban peng Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në rrugën për integrim në BE,” deklaroi kryeministri i RMV-së Dimitar Kovaçevski

Në konferencën e përbashkët për mediat u diskutua edhe lidhur me bashkëpunimin dypalësh në më shumë fusha. Sholc theksoi se në aspektin ekonomik nga viti 2014 deri në vitin 2021 është dyfishuar shkëmbimi tregtar mes Maqedonisë së Veriut dhe Gjermanisë nga 2,2 në 4,7 miliard euro.

Kancelari gjerman Olaf Sholc qëndron për vizitë dyditëshe në rajon. Para Shkupit ai ka vizituar Prishtinën dhe Beogradin, kurse vijon vizitën ë Sofje në takime me kreun shtetëror bullgar.

/KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share