close
Vendi

SHOQËRIA CIVILE KËRKON-SË PARI REFORMA, PASTAJ ZGJEDHJE

thumbs_b_c_e65fe81c206535101e5a799b9f1ace6a

Më shumë se 40 organizata joqeveritare propozuan reforma urgjente demokratike të cilat kanë për qëllim ti kthejnë standardet dhe vlerat demokratike në Maqedoni,duke e kthyer në këtë mënyrë edhe besimin e qytetarëve në institucionet kyce shtetërore.

Përfaqësuesi i inicativës për reforma urgjente  Jovan Bliznakovski bëri të ditur se dokumenti të cilin sot u prezentua paraqet zërin e aleancës së shoqërisë civile për drejtimin në të cilin duhet të lëvizin ndryshimet kyce demokratike,Bliznakovski vlersoi që masat e propozuara t’I zbatoj qeveria eksperte.

“Grup e madhe e organizatave qytetare dhe ekspert kanë ngritur iniciativ ti bashkojnë njohurit e tyrre në sfera të ndryshme me qëllim që në një mënyrë sublime të projektojnë hapat e ardshmë të rëndësishëm që duhet të ndërrmiren për zbatimin e reformave demokratike dhe të krijohet ambient për mbajtjnen e zgjedhjeve fer dhe kredibile” – deklaroi Bliznakovski.

Përfaqësuesit e kësaj iniciative konsiderojnë që ky dokument do të pranohet në tërësi, pranimi i një pjese të dokumentit dhe refuzimi i një pjese tjetër nuk do të cojë në efektin e duhur.

Dokumenti i mbulon reformat urgjente demokratike në zonat kyçe që ishin të njohura edhe në raportin Bribe, ndërsa në dokument janë përpunuar detajisht disa zona: finansa publike dhe ekonomi, gjyqësi, lufta kundër korrupsionit, zgjedhjet dhe sistemi zgjedhor, mediet, administrate publike, kontrolli mbi policinë dhe shërbimet sekrete, kuvendi dhe shoqëria qytetare.

Uranija Pirovska nga Komiteti i Helsinkit ka kërkuar buxhet të pavarur për Prokurorinë Speciale Publike.

“Lidhur me PSP-në propozojmë që të ketë buxhet të pavarur, me çka Qeveria në asnjë mënyrë të mos merr pjesë në përpilimin e buxhetit për PSP, dhe kur bëhet fjalë për PSP gjithashtu propozojmë vendim ligjor që prokuroria të ngelet organ i përhershëm”- tha Uranija Pirovska-Komiteti i Helsinkit.

Me publikimin e këtij dokumenti organizatoret u kanë bërë thirrje qytetarëve ,organizatave qytetare dhe lëvizjeve,si dhe partive politike që ta përkrahin iniciativën dhe të japing kontributin e tyre në drejtim të përmirsimit të këtij dokumenti. /H. A. /

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia