close
Vendi

SHOQËRIA CIVILE: PËRGJEGJËSI PËR LËSHIMET INSTITUCIONALE NË RASTIN “MIJALKOV”

EB01B669-F045-473A-BDF5-71870ADD41B4

Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, Koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë” dhe Fondacioni Shoqëri e Hapur Maqedoni, kërkojnë hetime të detajuara dhe të shpejta për lëshimet institucionale rreth rastit “Mijalkov”. Sic thuhet në komunikatën e përbashkët, krahas epilogut të këtij rasti, vlerësohet domosdoshmëria e konstatimit urgjent të përgjegjësive nga ana e organeve kompetente rreth ngjarjeve që I paraprinë shqiptimit të aktgjykimit. Gishti drejtohet tek Prokuroria Publike Themelore për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, MPB-ja dhe Agjencia për Siguri Kombëtare.  

“Konform rezultateve të hetimeve, kërkojmë të sanksionohen të gjithë personat dhe zyrtarët në pozita udhëheqëse që nuk I kanë respektuar aktet ligjore dhe nënligjore, me cka ndihmuan që I akuzuari Mijalkov të jetë I pakapshëm për organet. Të gjitha pohimet kontradiktore, deklaratat për media, sjellja dhe veprimi I PTHP-së për Krim dhe Korrupsion, njollosin paanshmërinë dhe profesionalitetin në veprimin e PTHP-së për Krim dhe Korrupsion, për cka kërkojmë nga Këshilli I Prokurorëve Publik të RMV-së, të ngrejë procedurë që të konstatohet përgjegjësia për lëshimet procedurale” – thuhet në komunikatën e përbashkët të Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, Koalicionit “Të gjithë për gjykim të drejtë” dhe Fondacionit Shoqëri e Hapur Maqedoni. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia