Shorti për turin e tretë të Conference League

Skuadrat shqiptare mësojnë kundërshtarët e mundshëm

Edhe pse ende nuk janë luajtur ndeshjet e para të turit të dytë, skuadrat shqiptare në Conference League mësuan kundërshtarët e mundshëm të turit të tretë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në Nyon të Zvicrës u hodh shorti që përcaktoi se Tirana, në rast kualifikimi me boshnjakët e Zrinjski do të ketë përballë fituesin e çiftit Tobol-Lincoln Red. Kampionët e Kazakistanit u eliminuan në Champions nga Ferencvaros, ndërsa kampionët e Gjibraltarit nga Shkupi.

Vllaznia që e nis aventurën në turin e dytë të Conference League ndaj rumunëve të Universitateas, në rast se kualifikohet, në raundin e tretë do të përballet më Zorya Luhansk të Ukrainës të cilët do të luajnë jashtë vendit të tyre.

Edhe Laçi do të ketë rival më të fortë në turin e tretë, gjithnjë nëse kalon moldavët Petrocub. Përballë do të jetë fituesi i çiftit Fehervar të Hungarisë dhe Gabala të Azerbajxhanit.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share