Enti Shtetëror për Statistika sot ka shpallur Konkursin për paraqitjen e kandidatëve për regjistrues dhe instruktorë rajonal të cilët nga 01 – 21 Prill 2021 do ta zbatojnë regjistrimin në terren në kuadër të Regjistrimit 2021.
Në Konkurs mund të paraqiten të gjithë personat e moshës madhore – shtetas të RMV-së, të papunë, që kanë të përfunduar së paku arsimin e mesëm dhe kanë aftësi pë punë me kompjuter.
Paraqitja bëhet përmes aplikacionit elektronik në ueb-faqen popis2021.stat.gov.mk, kurse të gjitha detajet rreth konkursit dhe kushtet janë publikuar në gazetat ditore “Koha”, “Nova Makedonija”, “Veçer” dhe “Sloboden Peçat”. /KlanMacedonia