Sekretariati për Çështje Evropianë njofton se pasditen e sotme është mbajtur një mbledhje online e inicuar nga Komisioni Evropian ku u adresuan të gjitha aspektet e rëndësishme për masat të cilat BE-ja i ndërmori për sigurimin e vaksinave për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Në takim, sic thuhet në komunikatën e SÇE-së, si përfaqësues i Maqedonisë së Veriut mori pjesë Sekretarja Shtetërore në Sekretariatin për Çështje Evropiane Kalinka Gaber, e cila informoi për gjendjen dhe aktivitetet e planifikuara dhe të ndërmarra, si dhe për nevojat Nacionale për implementimin e suksesshëm të vaksinimit kundër COVID-19 si dhe për përgatitjen e procedurave standarde operative për pranimin, trajtimin, ruajtjen dhe distribuimin e vaksinave.
Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme të KE-së për Fqinjësi dhe Negociata për zgjerim, Genoveva Luis Kalavera në fjalën e saj, informoi se krahas seriozitetit të dozave të pamjaftueshme edhe për vendet anëtare Komisioni Evropian mbetet e përkushtuar në sigurimin e vaksinave për vendet e rajonit. Ajo informoi se KE-ja i përfundoi përgatitjet për kahëzimin e 70 milion euro mjete IPA për prokurimin për çka në tre deri katër javë deri tek autoritetet kompetente te BP6 do të dorëzohen grant marrëveshje për mbulimin e harxhimeve pêr vaksina, pajisje dhe materiale tjera – thuhet në komunikatën e SÇE-së. /KlanMacedonia