close
Bota

SHPËRTHIM I DHUNËS MES FISEVE NË PAPUA GUINEA TË RE

Screenshot_6

Të paktën 24 persona konfirmohet se kanë vdekur, në një shpërthim të dhunës midis fiseve rivale, gjatë disa ditëve të kaluara, në provincën Hela. Disa raporte thonë se numri i vdekjeve është më i madh.

Kryeministri i Papua Guinesë së Re, James Marape, e quajti ngjarjen si “një nga ditët më të trishta të jetës së tij”, duke premtuar se autoritetet do të gjurmojnë autorët e masakrës. Ky është një nga shpërthimet më të rënda të dhunës fisnore në këtë vend, për vite me radhë. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia