close
Top LajmeVendi

Shpërthimi në Koçevje në mesin e viktimave një shtetas i RMV-së

1168419_screenshot-1650_ls-780×470

Në mesin e pesë personave të vrarë në shpërthimin e djeshëm në fabrikën e produkteve kimike “Melamine” në qytetin slloven Kocevje, është edhe një shtetas i Maqedonisë së Veriut, raportojnë sot mediat sllovene.

Sipas Departamentit të Policisë së Lubjanës, nga katër të vrarët e tjerë, dy janë sllovenë dhe dy janë shtetas të Bosnje dhe Hercegovinës.

Sipas policisë sllovene, viktimat “ende nuk janë identifikuar, por dihet se tre prej tyre janë të huaj”.

Shefi i Departamentit të Përgjithshëm të Krimit në SIA të Lubjanës, Walter Zrinski, tha se për momentin nuk mund të konfirmojë nëse shkaku i shpërthimit ka qenë gabim njerëzor.

“Policët e kriminalistikës vazhdojnë të bëjnë hetimet në vendin e ngjarjes për t’i ndihmuar mjekët ligjorë të përcaktojnë shkakun e saktë që ka çuar në këtë ngjarje jo të mirë”, tha Zrinski, duke shtuar se kur të kenë “konkluzionet e qëndrueshme” nga të gjeturat do ta informojnë Prokurorinë Publike kompetente.

Shpërthimi në Kocevje, një qytet me rreth 8,000 banorë në jug të Sllovenisë, ndodhi rreth orës 08:30 të mëngjesit të djeshëm, pas së cilës autoritetet lokale këshilluan menjëherë banorët që të mbyllnin dritaret dhe të mos dilnin jashtë, megjithëse theksuan se nuk kishte rrezik për ndotje të mjedisit.

Fabrika e Melaminës u themelua në vitin 1954 dhe punëson rreth 200 punëtorë si dhe është emëruar sipas kimikatit që prodhon për të mbuluar dyshemetë dhe mobiljet.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia