Shqipëri: 1336 të infektuar me Covid në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë thotë se në 24 orët e fundit janë kryer 2749 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1336 qytetarë, në këto bashki: 517 në Tiranë, 93 në Durrës, 53 në Sarandë, 48 në Lushnje, 43 në Kamëz, 40 në Fier, 37 në Vlorë, 34 në Shkodër, nga 33 qytetarë në Berat, Lezhë, 31 në Elbasan, 28 në Gjirokastër, 24 në Vorë, 23 në Kuçovë, 21 në Krujë, nga 20 qytetarë në Kavajë, Korçë, nga 18 qytetarë në Divjakë, Tepelenë, 14 në Mallakastër, nga 13 qytetarë në Kurbin, Himarë, Devoll, Dimal, nga 10 qytetarë në Patos, Gramsh, 9 në Vau i Dejës, 8 në Dibër, nga 7 qytetarë në Bulqizë, Selenicë, Maliq, Belsh. 6 në Roskovec, nga 5 qytetarë në Pukë, Tropojë, Pogradec, nga 4 qytetarë në Fushë Arrëz, Kukës, Mirditë, Shijak, Skrapar, Peqin, nga 3 qytetarë në Has, Mat, Delvinë, Finiq, Përmet, Kolonjë, nga 2 qytetarë në Malësi e Madhe, Konispol, Libohovë, nga 1 qytetar në Rrogozhinë, Poliçan.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Janë 9,826 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 29 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Janë shëruar 1029 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 288,047 që nga fillimi i epidemisë./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share