close
Rajoni

Shqipëri: 1846 të infektuar me Kovid në 24 orë

covid1234.jpg

Ministria e Shëndetësisë thotë se 24 orët e fundit janë kryer 3821 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1846 qytetarë.

Rastet janë identifikuar në këto bashki: 750 në Tiranë, 128 në Durrës, 84 në Fier, 62 në Vlorë, 59 në Lushnje, 54 në Kamëz, 52 në Lezhë, 46 në Korçë, 44 në Sarandë, 43 në Shkodër, 41 në Elbasan, nga 36 qytetarë në Berat, Kuçovë, 31 në Gjirokastër, 26 në Krujë, 23 në Kurbin, 22 në Divjakë, nga 19 qytetarë në Kavajë, Patos, nga 18 qytetarë në Dibër, Maliq, nga 16 qytetarë në Vorë, Himarë, nga 13 qytetarë në Përmet, Peqin, nga 12 qytetarë në Vau i Dejës, Mallakastër, Devoll, 10 në Roskovec, nga 9 qytetarë në Tropojë, Bulqizë, Tepelenë, Belsh, nga 8 qytetarë në Malësi e Madhe, Has, Mirditë, nga 7 qytetarë në Shijak, Mat, Kolonjë, Gramsh, 6 në Dimal, 5 në Poliçan, nga 4 qytetarë në Libohovë, Librazhd, nga 3 qytetarë në Fushë Arrëz, Kukës, Selenicë, Delvinë, Pogradec, Cerrik, nga 2 qytetarë në Pukë, Skrapar, nga 1 qytetar në Rrogozhinë, Finiq.

Janë 9,146 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 30 pacientë. Në 24 orët e fundit ka dy humbje jete me Sars-Cov2: dy qytetarë nga Tirana të moshave 67-81 vjeç. Janë shëruar 1899 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 285,912 që nga fillimi i epidemisë./tvklan.al

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia