close
Rajoni

SHQIPËRI: 6 RASTE TE REJA, NË TOTAL 856 TË PREKUR

Marjeta-Dervishi

Shqipëria shënon përqindjen më të ulët të rasteve pozitivë me covid 19 ndaj totalit të testimeve per 24 orë, ku janë regjistruar vetëm 6 raste të reja.

“Janë testuar 224 qytetarë të dyshuar si të prekur me Covid-19. Sot është përqindja më e ulët e pozitivitetit ndaj totalit të testimeve, me vetëm 2.67 %. Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 6 qytetarë, përkatësisht nga 3 raste në Tiranë dhe Krujë, ndërsa të shëruar janë 7 qytetarë”, tha Dervishi.

Dy muaj nga pandemia, numrii të shtruarve në spital shënon vetëm 29 pacientë, dhe vetëm 4 janë në terapi intesive, nga 5 që ishin.

Gjatë ditëve të fundit kemi një përmirësim të situatës edhe në spitale. Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi”, janë të shtruar 29 pacientë dhe vetëm 4 prej tyre janë në terapi intensive, dhe prej më shumë se 10 ditësh nuk kemi asnjë humbje jete.

Numri i të prekurve me covid në vendintonë ka arritur në 856, por 70 % e tyre janë shëruar.  Tirana, Kruaj dhe Shkodra ka numrin mëtë lartë të personave aktive me covid

 Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 856 qytetarë. Prej tyre 627 qytetarë, pra mbi 70% tashmë janë shëruar. Në të gjithë vendin aktualisht janë 198 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Fier, Kamëz.

Fatmirësisht prej dy javësh në vend nuk ëhstë regjistruar asnjë humbje jete nga covid 19./KlanPlus

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia