close
Rajoni

SHQIPËRI: 6 RASTE TË REJA, SHKON NË 76 TOTALI

Screenshot_1

Shkon ne 76 numri I personave te infektuar nga koronavirus ne vendin tone. Shifrat ne kryeqyet vijojne te rriten cdo dite, duke zene keshtu peshen me te madhe sa I takon totalit te te prekurve nga ky virus.

Në 24 orët e fundit janë testuar 46 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 6 raste të reja me COVID-19:- 5 qytetarë nga Tirana, kontakte të rasteve pozitive ,,- 1 qytetar nga Fieri, gjithashtu person kontakti.

Nga totali i rasteve të konfirmuara, 59% janë meshkuj dhe 41% janë femra. Ndërsa shpërndarja gjeografike e rasteve positive, është si vijon:

  • Tiranë   55 qytetarë
  • Durrës     5 qytetarë
  • Lushnje   2 qytetarë
  • Elbasan   2 qytetarë
  • Fier           8 qytetarë
  • Rrogozhinë   2 qytetarë
  • Kavajë   2 qytetarë

Si pasoje e prekjes nga koronavirus dy persona kane humbur jeten ndersa 37 te tjere jane nen kujdesin mjeksor ne sherbimin infektiv.

4 prej tyre janë në terapi intensive, në situatë të njëjtë klinike. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Pas  12 dite qendrimi ne spital dy persona te infektuar nga  pacienti zero ne vendin tone kane lene spitalin dhe konsiderohen te sheruar.

Dy kontakte të pacientit zero kanë rezultuar negativ edhe pas testit konfirmues që përfundoi mbrëmjen e djeshme. Por edhe pas daljes nga spitali, pacientët e rikuperuar duhet të qëndrojnë në vetëkarantinim edhe për 14 ditë të tjera, duke ndjekur masat e kontrollit respirator dhe higjienën personale.

Laborator i virologjise ne institutin e shendetit public vijon me testimin e rasteve te dyshura per covid 19.

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia