close
Rajoni

SHQIPËRI: 6 VIKTIMA NGA COVID-19, 174 TË PREKUR

INFEKTOHEN KATËR FËMIJË, ZGJEROHET HARTA ME TROPOJËN


Arrin në 6 numri i viktimave nga covid 19 në vendin tonë. Ndërsa deri tani, 15 qytete  përfshirë Tropojën kanë evidentuar raste pozitivi me koronavirus.

“Ndërroi jetë një paciente 71-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19, e shtruar në spitalin Infektiv, në terapi intensive, në frymëmarrje të drejtuar (respirator). 71-vjeçarja me hipertension, e shtruar prej 7 ditësh në spitalin Infektiv, nuk arriti të mbijetojë. Harta e të prekurve nga COVID-19 është shtrirë tashmë edhe në Tropojë dhe zgjerohet në Tiranë, Korçë, Fier, Durrës, Lezhë, Elbasan.” –shprehet Eugena Tomini, ISHP.

Numri i të prekurve më covid 19 ka arritur në 174. Tre prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë në terapi intesive.

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 28 raste të reja me COVID-19. Në shërbimin infektiv aktualisht janë 73 të shtruar dhe prej tyre 3 raste jane ne terapi itensive 2 jane te intubuar. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.- deklaroi Eugena Tomini, ISHP.

Për herë të parë në vendin tonë, mes të prekurve janë edhe 4 fëmijë.

Nga të prekurit, rezultojnë 4 raste pozitive të moshës pediatrike, kontakte të rasteve pozitive, janë pa shenja klinike dhe në gjendje të mirë shëndetësore.”-vlerëson Eugena Tomini, ISHP.

Në rastin më të keq, kur moshat pediatrieke do të paraqesin shënja klinike të covid 19, ata do të trajtohen në shërbimin infektiv në pediatri. /Klan Macedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia