close
Rajoni

SHQIPËRI: 8 RASTE TË REJA ME COVID-19

Infektivi-1-koronavirus-covid (1)

Tirane durresi dhe kruja vijojne te kene vatra aktive te koroanvirusit. 8 rastet e reja te 20 oreve te fundit jane identifikua ne keto qyetet.

“Janë testuar 200 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar pozitivë 8 raste… 5 raste në Tiranë, 2 në Durrës dhe 1 në Krujë”, tha Daja.

6 te infektuar me koronavirus jane sheruar, mes tyre nje ishte rast i shtruar ne spitalin infektiv qe sherben si I vetmi spital covid ne vend.

“Deri më sot janë konfirmuar pozitivë  989 qytetarë me COVID-19. Prej tyre, rreth 79% janë të shëruarAktualisht në shërbimin infektiv janë 16 pacientë të shtruar dhe vetëm 5 prej tyre në terapi intensive”tha Daja.

Aktualisht në vend janë 175 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër. Pavaresisht luhatjes se rasteve ditore, epidemiologet vleresojne se situata eshte e qete. Ne afro 4 javë, pandemia nuk ka shenuar asnje viktime.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia