close
Rajoni

SHQIPËRI: AMBASADORJA KIM – ASKUSH S`MUND TË JETË MBI LIGJIN

00934156-B51F-4451-BAF8-001F7F279830

“KOHA E PANDËSHKUESHMËRISË DUHET TË PERFUNDOJË”


Nga Pashalimani ku ndoqi stërvitjen ushtarake në kuadër të “Defender Europe 2021”, Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim foli edhe per vendimin e sekretarit të shtetit Antoni Blinken për ta shpallur ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij “non grata” në SHBA. Pa komente mbi arsyet e vendimit, ajo tha se zhvillimet e fundit në Shqipëri janë pozitive.

YURI KIM, AMBASADORE E SHBA

“Keni parë zhvillime domethënëse këto janë zhvillime positive që duhet të vazhdojnë. Shqipëria po ndryshon, Shqipëria është anëtare NATO-s, Shqipëria do të jetë në BE dhe është mike dhe aleate e SHBA-ve. Shteti ligjor duhet të prevalojë, duhet të jetë një vend i pastër që të jetë një vend i pasur dhe për të arritur aty,  askush, askush nuk mund të jetë mbi ligjin”

Ambasadorja theksoi pandeshkueshmeria ne Shqiperi duhet te marre fund.

YURI KIM, AMBASADORE E SHBA

“Ditët e pandëshkueshmërisë duhet të përfundojnë dhe të gjithë duhet të punojmë për këtë. Ky nuk është një project I juaj por është një project që së bashku mund ta bëjmë”.

Rasti ka ngallur reagime te shumta, me ish – kryeministrin Berisha qe ka deklaruar se do ta padise per shpifje ne nje gjykate franceze sekretarin amerikan te shtetit, Antoni Bliken, ndersa Partia Demokratike ka kerkuar transparence mbi arsyet e vendimit./ Tv Klan / 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia