close
Rajoni

Shqipëri: Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve

naftee.jpg

Bordi i Transparencës ka vendosur ditën e sotme çmimet e reja të karburanteve.

Një litër naftë do të kushtojë 237 lekë litri, një litër benzinë do të shitet me 234 lekë për litër, ndërsa një litër gaz do të ketë çmimin 90 lekë për litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 15 Maj 2022 ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Njoftimi i Bordit të Transparencës:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 237lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 225lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë 234 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 222 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 90 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 78 lekë/litër për automjetet.

( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën)./tvklan.al

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia