close
Rajoni

SHQIPËRI: BRENDA 24 ORËSH VIJNË 300 AFGANËT E PARË

E46159D7-9907-400C-B09B-02F42DB5B872

KIM TAKON XHAÇKËN: DO QËNDROJNË PËRKOHËSISHT


Brenda 24 oreve do te mberrijne ne aeroportin e Rinasit 300 qytetaret e pare afgane qe do te strehohen provizorisht ne Shqiperi.

Sic eshte bere e ditur dhe nga vete Shba, ata jane bashkepuntoret e qeverise amerikane dhe familjaret e tyre qe jane evakuar te paret nga Kabuli pas marrjes se pushtetit nga talebanet.

Vendi ku do te strehohen jane strukturat konviktore ne kryeqytet, ndersa per qytetaret e tjere afgane qe do te vijne ne vendin tone do te perdoren dhe disa struktura hoteliere ne qytetin e Durresit.

Perpara mberritjes se avionit te pare me afgane ne Tirane, ambasadorja amerikane YURI KIM ka pasur nje bashkebisedim me ministren e jashtme Xhacka. Te dyja u treguan te rezervuara te flasin per mediat. Kim u perqendrua me shume tek falenderimet per qeverine dhe popullin shqiptare qe ju pergjigjen pozitivisht kerkeses se Shba per te mirepritur qytetaret afgane qe po lene vendin te kercenuar nga regjimi taleban, duke mos dhene detaje as per numrin e sakte dhe as per kohen e qendrimit ne vendin tone.

YURI KIM – AMBASADORE E SHBA-së NË TIRANË

Situata ndryshon me shumë shpejtësi, detajet nuk janë vendosur ende, por Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të bashkërendojnë nga afër me qeverinë shqiptare. Ende nuk kemi një numër të saktë. Por ajo që mund të them është se njerëzit do të vijnë këtu përkohësisht, me idenë se do të vendosen përfundimisht në Shtetet e Bashkuara. Disa njerëz po zhvendosen direkt në Shtetet e Bashkuara dhe kjo, në njëfarë mënyre, është çështje procesi. Tashmë kemi disa mijëra në Shtetet e Bashkuara, unë ende nuk i di kalendarin apo shifra por jam e sigurtë se detajet do të jenë më të qarta gjatë ditëve në vazhdim.

Afganët që do të vijnë në Shqipëri pritet të qëndrojnë për një periudhë 1 deri në 2 muaj deri në plotësimin e dokumentacionit për tu zhvendosur përfundimisht në shtetet e Bashkuara. /TvKlan/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia