close
Rajoni

SHQIPËRI: DITA E PESTË E VAKSINIMIT ANTI-COVID

070DB630-37F3-450B-A383-22D4B16861AE

ASNJË EFEKT ANËSOR TEK 344 TË VAKSINUARIT


Nuk ka pasur efekte anesore deri tani nga aplikimi i vaksines Fajcer tek mjeket dhe infermieret shqiptare. Televizioni Klan ka mesuar se deri kete te premte jane vaksinuar 344 persona.

Numri i bluzave te bardha qe jane vaksinuar per t’u mbrojtur nga covid 19 ka arritur ne 344 persona. Kete te premte, qe eshte edhe dita e 5 të procesit të vaksinimit janë vaksinuar 78 persona me dozat e pfizer.

IRIA PREZA, PROGRAMI KOMBËTAR I VAKSINIMIT

Deri dje janë kryer rreth 266 aplikime ndaj covid. Janë paraqitur për tu vaksinuar personal i vijës parë, spitalet 1,2,3,4 urgjenca dhe reanimacioni.

Specialistja e programit kombetar te vaksinimit thote se edhe ata qe e kane kaluar kovidin nuk jane perjashtuar nga vaksinimi.

Deri tani nuk kemi apaur asnjë efekt të padëshiruar nga vaksinimi ndaj covid.Nuk ka pasur efekte që të ketë pasur nevojë për shërbim urgjencë, por edhe te ditë më pas nuk kemi kemi të regeruar që të kenë shfaqur shenja të padëshiruara akute.

Sipas komitetit të ekspertëve brenda janarit, pritet të nisë edhe vaksinimi i alternuar për azilet stafet e tyre dhe personelin shëndetësor të vijës së parë nëluftë me covid. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia