close
Rajoni

SHQIPËRI: DYNDJE PUSHUESISH NË PLAZHET E DURRËSIT

1BB45126-83CE-4782-A747-7596A0C5EE20

TURISTËT TËRHIQEN NGA QETËSIA DHE ÇMIMET E ARSYESHME


Temperaturat e larta kanë bërë që shumë pushues të dynden në plazhet e Durrësit këtë fundjavë. I kthyer tashmë në një prej destinacioneve kryesore të turizmit familjar, ky bregdet ja ka arritur të tërheqë edhe turistë të huaj.

“Unë kam ardhur nga Rumania. Këtu në Durrës jam ndjerë shumë mirë, më ka pëlqyer plazhi. Por kam vendosur që të bëj tre ndalesa gjatë pushimeve që do të kaloj në Shqipëri. Pas Durrësit do të vizitoj edhe Tiranën, për ta mbyllur udhëtimin tim në bregdetin e Vlorës,  që është një destinacion i mrekullueshëm.”

Besnikë të bregdetit të Durrësit edhe këtë sezon janë pushuesit nga Kosova, të cilët krahas pastërtisë së ujit e rërës janë rikthyer edhe për qetësinë dhe çmimet e arsyeshme që ofron.

“Shumë shumë mirë, po ja kalojmë vërtet mirë, qetësi, pastërti. Çmimet kanë qenë të mira, ideale.”

“Prej tre vitesh këtu vijmë rregullisht”.

“Mirë duket, qetësi, pastër”.

Por ka edhe nga ata pushues që thonë se ka ende vend për më shumë punë nga ana e operatorëve turistikë.

“Mirë veçse ka nevojë për përmirësime. Ndjejmë kënaqësi kur vijmë në vendin tonë se deti është i gjithë shqiptarëve, ne jemi një gjak e një shpirt.”

Në plazhet e Durrësit të tillë dyndje pushuesish pritet të ketë edhe përgjatë ditëve në vijim, për shkak të shtimit të rezervimeve nga ana e turistëve, kryesisht për muajin Korrik dhe Gusht./Tv Klan/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia