close
Rajoni

SHQIPËRI: DYNDJE PUSHUESISH NË PLAZHIN E DURRËSIT

931726B1-C454-4E30-AB45-3D43D6B92064

TURISTË TË SHUMTË NGA KOSOVA DHE MAQEDONIA E VERIUT


Pavarësisht shiut të së shtunës dhe freskimit të motit, fundjava e parë e korrikur ka sjellë dyndje pushuesish në bregdetin e Durrësit.

Krahas pushuesve ditor nga Tirana e zonat përreth, një numër I madh turistësh janë të ardhur kryesisht nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Ata thonë se prej vitesh tashmë zgjedhin këtë plazh për të kaluar pushimet për shkak të kushteve më të mira dhe cmimeve te arsyeshme, por nuk mungojne te evidentojne edhe problematikat me të cilat përballen.

Një tjetër problematikë është e pastërtia, sin ë det ashtu edhe për gjatë brezit ranor.

Rera e bollshme dhe thellësia e detit gradualisht në rritje e bën plazhin e Durresit jo vetem shume te dobishem nga ana shendetsore, por edhe nje plazh te pershtatshem per familjaret  qe mund te pushojne te qete bashke me femijet e tyre. Pergjate sezonit te veres ky bregdet vizitohet nga te pakten 500 mije pushues./Tv Klan/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia