close
Rajoni

SHQIPËRI: FESTË NËN HIJEN E COVID-19

auto_35329819_1482872965151706_7612559705134596096_o_11534746444-905×395

Besimtarët myslimanë në mbarë botën festojnë sot Kurban Bajramin. Festimet në Shqipëri nisën herët që në orët e para të ditës, ku qindra besimtarë falën namazin nëpër xhami dhe sheshet pranë tyre. Në Tiranë ceremonia kryesore u mbajt në Xhaminë e Kokonozëve, pranë Pazarit të Ri, ku i pranishëm ishte edhe kreu i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu.

Në fjalën e tij Spahiu tha se ky vit do të mbahet mend gjatë tek besimtarët për shkak të pandemisë që ndali dhe kryerjen e Haxhit dhe mbledhjes mes njëri tjetrit për të festuar.

Në përgjithësi ceremonia e faljes së Kurban Bajramit u zhvillua në respektim të masave antiCovid, por pati edhe raste ku këto masa u neglizhuan.

Në këtë ditë të veçantë edhe Televizioni Klan uron gjithë besimtarët mysliman: Gëzuar Kurban Bajramin./Tv Klan

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia