close
Rajoni

SHQIPËRI: GJIMNAZISTËT, INDIFERENTË NDAJ COVID-19

shkolla-kosova-587×391-1

Gjimnazistet mbeten nje shqetesim persa i perket respektimit te rregullave anti – covid. Thuajse ne te gjitha gjimnazet e Tiranes sot u pane grupe te rinjsh pa maska e duke shkelur distancen.

Pa maska… ne turma… te perqafuar dhe duke u prekur me duar…

Pamje te tilla u pane ne diten e dyte te shkolles thuajse ne te gjitha gjimnazet publike te Tiranes.

Ne mesim maska eshte e detyruar, por sapo dilet nga klasa ajo shnderrohet ne aksesor qe mbahet ne dore.

Te rralle jane ata qe rregullat i respektojne si brenda ashtu edhe jashte ambienteve te shkolles.

Ne shkollat 9 –vjecare pati rregull, ndryshe nga situata e krijuar diten e pare, me grumbullime masive te prinderve.

Nje dite me pare Instituti i Shendetit Publik, paralajmeroi se nese grumbullimet ne shkolla do te vijojne, shume shpejt numri i te infektuarve do te rritet.

ISHP i konsideron te rinjte si perhapesit kryesore te pandemise, per shkak se jane asimtomatike dhe shkelin rregullat./KlanTv

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia