close
Rajoni

SHQIPËRI: KTHEHEN KATËR FËMIJË DHE NJË GRUA NGA SIRIA

F8761EAC-FF8D-4A41-94B4-AA185E0284C3

KA NISUR PROCESI I NXJERRJES SË SHQIPTARËVE NGA KAMPI AL-HOL NË SIRI

Katër fëmijë dhe një grua do të kthehen në Shqipëri nga kampi al-Hol i Sirisë, ku kanë qëndruar për rreth dy vjet. Lajmin e bëri të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili vetë do të niset për në Liban, për të marrë pjesë në riatdhesimin e tyre.

Katër fëmijë 1 grua me aftësi të kufizuar janë të parët që janë liruar nga kampi Al-Hol në Siri. Ky është momenti kur anëtarët e Gjysëm Hënës së Kuqe kanë marrë fëmijët nga kampi fatkeq dhe po i transportojnë me ambulancë.

Fëmijët dhe gruaja janë transportuar në Damask dhe më pas do të nisen drejt Shqipërisë.

Siç dallohet në pamje, fëmijët janë të dobët dhe me rroba të vjetra, që tregon për vështirësitë e jetesës në kampin Al-Hol.

Fëmijët do të kontollohen për gjëndjen shëndetësore, ndërkohë që dallohet se po kthehen në Shqipëri të pashoqëruar nga nënat e tyre.

Procesi pritet që të vijojë edhe në javët e ardhshme pasi në kampin Al-Hol janë me dhjetra fëmijë dhe gra të cilët presin të kthehen në atdhe.

Ndërkohë drejt Libanit është nisur edhe Kryeministri Edi Rama, pasi Shqipëria ka qenë pjesë e operacionit për lirimin e shqiptarëve nga Al-Hol.

Shqiptarët po mbahen prej 2 vitesh në këtë kamp të kontrolluar nga kurdët. Sipas autoriteteve siriane, bëhet fjalë për gratë dhe fëmijët e ish-luftëtarëve shqiptarë, që kanë luftuar përkrah ISIS dhe që janë strehur më pas në Al-Hol. Më herët nga ky kamp doli Alvin Berisha./TvKlan

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia