close
Rajoni

SHQIPËRI: KUVENDI SHKARKON ME 104 VOTA PRESIDENTIN META

6585B36C-02A2-4368-9748-17875C20FAE5

RAMA: SHQIPËRIA S’MUND TA MBAJË MË NË KURRIZ ILIR METËN


E njëjta maxhorancë që e votbesoi për tu ulur në karrigen e presidentit në 28 prill të 2017, katër vite më pas votoi per ta shkarkuar Ilir Meten për shkelje të rënda të kushtetutës.

104 deputete 4 kunder 2 abstenim dhe 1 fte e pavlefshme. Ne keto kushte miratohet raporti perfundimtar hetimor.

Në këtë mënyrë, Ilir Meta bëhet presidenti i parë i shkarkuar nga parlamenti në historinë e shtetit shqiptar. Tani, vendimi perfundimtar i mbetet gjykates kushtetuese.

Për socialistët,  kreu I shtetit është përgjëgjës për nxitjen e konfliktit me deklaratat e tij para dhe pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Kryeministri Rama tha se Presidenti  ka kryer shkelje te renda qe cenojne misionin e tij dhe marredheniet e shqiperise me partnered me te rendesishem.

EDI RAMA – KRYEMINISTËR I SHQIPËRISË

“Ilir Meta ka tradhtuar misionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Ilir Meta ka poshtëruar Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Ilir Meta ka shembur institucionin e garantit të unitetit kombëtar.

Ilir Meta ka dhunuar kufirin jetik të ndarjes së pushteteve në demokracinë tonë parlamentare.

Ilir Meta ka turpëruar Shqipërinë dhe popullin shqiptar në marrëdhënien krejt speciale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ilir Meta ka shkarravitur fytyrën e shtetit shqiptar në marrëdhënie me përfaqësitë e bashkësisë demokratike ndërkombëtare në Shqipëri.

Ilir Meta i ka humbur plotësisht dhe përfundimisht të gjitha shanset që i janë dhënë bujarisht, në mënyrë të përsëritur, për t’u kthyer në binarët e arsyes morale dhe ligjore.

Kryeministri tha se per te gjitha keto, Shqiperia s’mund ta duroje me Ilir Meten.

Shqipëria nuk mund ta mbajë më në kurriz Ilir Metën, duke u bërë gazi i botës në sytë e miqve të saj dhe të vetë qytetarëve të saj. Prandaj ky parlament sot duhet të ushtrojë pa ngurrim vullnetin e më shumë se 90% të popullit shqiptar për ta shkarkuar Ilir Metën nga detyra. Keqardhje për mikun tonë të dikurshëm Ilir,  por Meta i sotshëm nuk mund të ketë kurrsesi më statusin e lartë që i ka dhënë Parlamenti. Ilir Meta ka mbaruar punë me rolin që mori nga Parlamenti dhe fjalën për të si president kanë mbaruar.”

Pas votimit, kuvendi do t’i drejtohet Gjykates Kushetuese, ku pritet të zhvendoset edhe beteja mes maxhorancës dhe kreut të shtetit. Për largimin e Ilir Metës nga detyra e Presidentit  nevojiten 5 vota të anëtarëve të kësaj gjykate./Tv Klan/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia