close
Rajoni

SHQIPËRI: KUVENDI VOTON PËR SHKARKIMIN E PRESIDENTIT META

6585B36C-02A2-4368-9748-17875C20FAE5

Në Kuvendin e Shqipërisë, deputetët kanë votuar në favor të shkarkimit të presidentit, Ilir Meta me 105 vota, duke thënë se ai ka kryer shkelje të rënda të Kushtetutës. Pas një debati që zgjati rreth katër orë, kuvendi fillimisht votoi raportin nga Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidentit, Ilir Meta me 104 vota për, shtatë kundër, dy abstenim dhe një fletëvotimi ishte e pavlefshme. Deputetët e Partisë Socialiste në pushtet ngritën këtë Komision Hetimor parlamentar, i cili gjeti 17 shkelje të Kushtetutës nga ana e presidentit. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia