close
Rajoni

SHQIPËRI: MASKA BËHET E DETYRUESHME EDHE JASHTË

F23EA723-2D72-4DCC-A814-7A39C6FD67B0

RAMA: DUHET TË PARANDALOJMË NJË KARANTINË TË DYTË


Mbajtja e maskës do jetë e detyrueshme në të gjitha ambientet, brenda dhe jashtë, me përjashtim të shtëpisë dhe restoranteve.

Kryeministri Edi Rama tha se ky vendim do të hyjë në fuqi nga e enjtja e ardhshme dhe për këdo që do e shkelë atë paralajmëroi gjoba të rënda që do të paguhen bashkë me faturën e dritave

Duke nisur nga e enjtja e ardhshme mbajtja e maskës do jetë e detyrueshme, jo vetëm në ambientet e mbyllura, por edhe jashtë. 

Në rast të shkeljes së këtij rregulli, Kryeministri Edi Rama tha qytetarat do të marrin gjoba, të cilat do të vijnë bashkë me faturat e dritave. 

“Nga java e ardhshme maska do jetë e detyrueshme kudo, përvec shtëpisë, restoranteve, barit ku je ulur. Gjoba do të vendoset tek fatura e dritave dhe nuk do të mund ti shpëtojë dot askush. Implementimin e masës policia e shtetit dhe ajo bashkiake.” tha Kryeministri i Shqipërisë – Edi Rama

 

Sipas kreut të qeverisë kjo është një masë e domosdoshme për të shamngur një izolim të dytë që do të ishte me pasoja shumë më të rënda për shëndetin e n jerëzve dhe ekonominë e vendit.

“Ajo që duhet të bëjmë është të parandalojmë një karantinë të dytë. Një karantinë dytë do ishte katastrofale për ekonominë, individët dhe shtetit”. tha Rama

Ndërsa ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bëri me dije se janë përgatitur disa skenar për përballimin e kësaj situate, ku parashikohen hapja edhe e 4 spitaleve rajonale, ndërsa është porositur dhe një sasi e konsiderueshme emdesiviri per trajtimin e rasteve me covid

Qeveria shqiptare është angazhuar financiarisht në parablerjen e vaksinave me një fond parapagimi 4 milion dollarë. Ne e kemi bërë një marrëveshje. Paralelisht jemi duke punuar dhe me BE për të pasur procesin e vaksinimit edhe më herët. Përballja me vjeshtën dhe dimrin nuk do të jetë e lehtë. Do të kemi në total në dispozicion rreth 1600 shtretër bashkë me spitalet rajonalë, të pajisur me të gjitha pajisjet e nevojshme”. tha Ministrja e Shëndetësisë – Ogerta Manastirliu

Ministrja theksoi se për të asistuar pacientët me Covid 19 që trajtohen në banesa do të jetë në dispozicion një ekip mbështetës./ TV KLAN/ 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia