close
Rajoni

SHQIPËRI: MBETET I LARTË NUMRI I SHTRIMEVE NË SPITAL

-640-0-5ef1c3d9d0bfd

Vijon të mbetet I lartë numri I të shtruarve në 2 spitalet kovid në kryeqytet ku 19 pacientë janë në terapi intensive, gjysma e të cilëve është e intubuar. Parlamenti miratoi një ndryshim në aktin normativ duke ashpërsuar penalitetetet për klubet e natës që thyejnë rregullat.

Numri i shtrimeve në spital vijon të mbetet i lartë. TV klan mësoi se deri në orën 14;00 të së mërkurës 125 pacientë janë shtruar në dy spitalet covid në vend. Prej tyre 19 janë në terapi intesive dhe 8 të intubuar. Sipas ministres së shëndetësisë, klubet enatës u kthyen në vatra të përhapjes së infeksionit.

Vendosja e penaliteteve të shtuara për klubet e natës, diskove apo çdo lloj shërbimi të kësaj natyre, është një masë që ndërmerret për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve. Sepse ato janë kthyer në vatra potenciale infeksioni. Të rinjtë po bëhen vektorë të shpërndarjes së infeksionit tek moshat e tjera,

Ndryshimi I miratuar në parlament në aktin normativ që ndalon klubet e natës përcakton pezullim aktiviteti për 1 vit nëse shkelet ky vendim.

Akti Normativ, jo vetëm përcakton rritje të masës së penalitetit por gjithashtu vlerëson një pezullim për një periudhë 1-vjeçare në rastet kur këto subjekte nuk i binden këtij ligji”

Sipas ekspërtëve, vjeshta dhe dimri pritet të sjellin një numër më të lartë të të infektuarve. Ministria e shëndetësisë ka bërëgati edhe dy spitalete tjera, atë brenda qsut ish-pavioni i kirurgjisë, dhe covid 4 në një godinë private./TvKlan

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia