close
Rajoni

SHQIPËRI: MIRATOHEN ME 97 VOTA NDRYSHIMET NË KODIN ZGJEDHOR

thumbs_b_c_a75dec3ea5c29780f2ac2d14a4e2f205

RAMA: ASKUSH S’MUND TA SHANTAZHOJË PARTINË SOCIALISTE


Bojkoti i disa deputetëve të opozitës parlamentare, si dhe bllokimi i foltores nga Rudina Hajdari, nuk e pengoi shumicën t’i kalojë amendimet në Kodin Zgjedhor.

Ndryshimet morën 97 vota pro, 15 kundër dhe 5 abstenim.

“Do të fitojë shumica në këtë vend, apo do të degdisemi nga 10% e shqiptarëve?”, tha Rudina Hajdari

Kryeministri Rama tha se ndryshimet sjellin hapje të listave dhe sjellin në Kuvend vetëm ata që marrin mbështetjen e shqiptarëve.

“Të marrë votat të shkojë në parlament. I erdhi tjetri nga mbrapa i thotë unë kam marrë më shumë se ty hap krahun vjen tjetri. Ça doni më shumë të hapura ju”, tha Rama.

Sa u takon koalicioneve ai thotë se formula e re është gjëja e duhur për t’i dhënë fund deformimit të votës.

Për partitë e vogla, ripërsërit qëndrimin se ato nuk duhet të ekzistojnë, pasi nuk i sjellin asgjë të mirë demokracisë.

“Partitë e vogla janë grupe shantazhierësh”, tha Rama.

Akuzave se po sillet si autokrat u përgjigjet duke renditur rastet kur ka ofruar kompromis për opozitën dhe ka pranuar të votojë edhe njerëzit e saj, si në rastin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

“Sepse unë nuk jam as diktator as autokrat, por jam i pari i një familjeje politike. Kam marrë kosto sa herë ka bërë ligje zgjedhore duke hapur rrugën. Edhe sikur të iki unë fare ta lesh Lulin vetëm pa opozitë nuk ia japin votën që të bëhet kryeministër. Këtu kush jep votën për Lulin merr Ilirin”, tha Rama.

Kryeministri iu përgjigj edhe akuzave për blerje të deputetëve të opozitës që i votuan ndryshimet në Kod dhe për njëanshmëri në këtë proces. / Tv Klan /

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia