close
Rajoni

SHQIPËRI: NDRYSHOHEN MASAT ANTI-COVID

59374E3A-03B4-4FCB-8C30-8C1F6A0F0619

-Duke filluar nga data 1 Shtatorora policore do të shkojë në 23:00 deri në orën 06:00.

-Nga data 6 Shtator qytetarët që hyjnë në Republikën e Shqipërisë, nga të gjitha pikat kufitare duhet të plotësojnë një nga këto 3 kushte: Të paraqesin pasaportën e vaksinimit të plotë, e cila duhet të jetë jo më e vonshme se 2 javë nga data e hyrjes në kufi. Të kenë testin PCR negativ brenda 72 orëve, ose testin e shpejtë (rapid) brenda 48 orëve. Ose të kenë provë të kalimit të infeksionit Sars Cov2 të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.

-Kjo është e vlefshme edhe për ata qytetarë që kalojnë tranzit në Shqipëri; Fëmijët deri në 6 vjeç nuk i nënshtrohen këtyre rregullave.

-Qytetarët shqiptarë, rezidentë në Shqipëri, të cilët kthehen në Shqipëri dhe nuk kanë një nga dokumentet e sipërcituara, duhet të vetëizolohen për 10 ditë dhe të informojnë autoritetin shëndetësor për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit.

-Vaksinim të detyruar për grupet më të riskuara, stafet mjekësore, arsimtarët dhe studentët. /Tv Klan/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia