close
RajoniTop Lajme

SHQIPËRI: NGA 4 JANARI ME CERTIFIKATË VAKSINIMI NË PUNË

rrrrrr

DETYRIM PËR ADMINISTRATËN DHE PUNONJËSIT NË SHERBIM TË QYTETARËVE


Duke nisur nga 4 janari e gjithë administrata publike duhet të paraqesë çertifikatën e vaksinimit ose testin negativ PCR për tu pranuar në vendin e punës. I njejti rregull do të shërbejë edhe për punonjësit e supermarketeve, dyqaneve e qendrave tregtare.

Me rikthimin në punë më 4 janar, të gjithë punonjësit e administratës publike do të duhet të vërtetojnë se nuk janë bartës të virusit Sarscov2 për tu pranuar në vendin e punës. I njëjti rregull do të vlejë edhe për ata qe punojnë në biznese private dhe janë në shërbim të qytetarëve.

Në këtë mënyrë ata do të duhet të pajisen me një nga 3 dokumentat që tregon se nuk janë të infektuar.

Çertifikata e vaksinimit e gjeneruar nga e Albania do të jetë dokumenti i parë që do te kërkohet.

Në mungesë të saj të gjithë punonjësit e administratës publike punonjësit e supermarketeve dhe të qendrave tregtare, do të duhet të paraqesin një test pcr negativ çdo 5 ditë transmetojnë nga KlanM respektivisht mëngjesin e çdo të hëne.

Dokumenti i tretë është ai që fakton se ke kaluar Sarscov 2 brenda gjashtë muajve të fundit. Çertifikata e shërimit të Covid-19, leshohet nga e-Albania, ose nga autoritetet shëndetësore të vendit, që provon shërimin nga infeksioni Sars-Cov-2, me vlefshmëri deri në 6 muaj.

Komiteti teknik i ekspertëve ka vendosur që nga paraqitja e këtyre tre dokumenteve përjashtohen personat që kanë dokument mjekësor të lëshuar nga mjeku për mos aplikimin e vaksinës.

Zbatimi I këtij urdhri do të monitorohet nga Operatori I Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor dhe Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në bashkëpunim me ISHP./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia