close
Rajoni

SHQIPËRI: PËLLUMB PIPERO INFEKTOHET ME COVID-19

B9DE60EE-9442-43AB-832E-8A64918CFA5F

PIPERO ISHTE NDËR MJEKËT E PARË QË U VAKSINUA


Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ishte ndër të parët që u vaksinua me vaksinën e Pfizer anti-Covid dy javë më parë, por rezulton që të jetë infektuar me koronavirus.

Simptomat e para iu shfaqën një ditë më parë dhe pas testit për Covid-19 rezultoi që të jetë i infektuar. Pipero ndodhet i karantinuar dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Pëllumb Pipero mori vetëm një dozë të vaksinës anti-Covid dy javë më parë. Për këtë arsye, besohet se vaksina nuk ka qenë plotësisht efektive, kjo për shkak edhe të kohës që i duhen të paktën 2 javë për të dhënë efekt. /tvklan.al

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia