close
Rajoni

SHQIPËRI: PËRMBYTJE NË DISA FSHATRA TË VLORËS

Screenshot_19

 

 Në Shqipëri përmbytjet kanë shqetësuar banorët e Vlorës dhe Fierit.

Në Fier janë evakouar më shumë se 30 shtëpi.

Reshjet e dendura të shiut gjatë 24 orëve fundit.  Afro 1000 ha tokë e dhjetra banesa janë përmbytur në zonën e Vlorës dhe Fierit. Situata më problematike paraqitet në Novoselë ku 11 shtëpi janë nën ujë, ndërsa që 4 banesa të tjera janë përmbytur në fshatin Fitore.

Banorë të zonës pranë urës së Mifolit evakuohen.

Në zonë shkuan disa varka për të bërë të mundur lëvizjen në fshatrat e Vlorës dhe Fierit që u prekën nga përmbytja pas daljes së lumit Vjosë nga shtrati.

Më shumë se 30 familje u evakuuan duke u strehuar te të afërmit e tyre.

Banorët që nuk kanë dashur të largohen, janë evakuuar me forcë ndërsa u është dhënë edhe ndihmë mjekësore për ata që kanë patur probleme me shëndetin.

Në zonë kishin shkuar forca të shumta të ushtrisë për tu ardhur në ndihmë banorëve dhe për të larguar edhe gjënë e gjallë.

Banorët thonë se dëmet janë të shumta.

Autoritetet thonë se situata do të ishte më problematike nëse nuk do të ishte investuar në argjinatura. Këto të fundit janë përforcuar për ti paraprirë shtimit të prurjeve të lumit Vjosë./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia