close
Rajoni

SHQIPËRI: REFORMA NË DREJTËSI- BIDEN NË GUSHT NË TIRANË  

bajden-620×438

Zëvendës/Presidenti amerikan, Joe Biden, do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në fund të muajit gusht në Tiranë.  Pritet që dosja e tij diplomatike do të ketë fokus reformën në drejtësi.Mësohet nga burime jo zyrtare, se zëvendës/Presidenti Joe Biden pritet të ketë takime me ata që do të mbështesin draftin e reformës në drejtësi, tek i cili ka vënë vulën Ambasada amerikane.Vizita e tij do të paraprihet nga takimet që në 10 korrik do të ketë Zëvendës ndihmës sekretarja amerikane, Viktoria Nuland.

Zëvendës/Presidenti amerikan, Joe Biden, do të jetë zyrtari i tretë i lartë që do të qëndrojë në Tiranë, në një vizitë e cila është parashikuar të mbahet në fund të muajit gusht.

Vizita e tij përkon me pas 21 korrikun, kur politika shqiptare në Kuvend do të dëshmojë me votë nëse mbështet reformën në drejtësi, për të cilën SHBA janë investuar përmes misionit OPDAT dhe negociatave të ndërprera të kryediplomatit Donald Lu.

Siç njoftojnë mediat shqiptare, Zëvendës/Presidenti amerikan, Joe Biden, pritet të ketë takime me ata që do të mbështesin draftin e reformës në drejtësi, tek i cili ka vënë vulën Ambasada amerikane.

Vizita e tij do të paraprihet nga takimet që në 10 korrik do të ketë Zëvendës ndihmës sekretarja amerikane, Viktoria Nuland.

Ndërsa Nuland pritet të përcjellë mesazhin për konsensus për reformën, në rast dështimi SHBA pritet të mos kursejnë qëndrimin e tyre.

Nevojën e reformës e nënvizoi  në shkurt  në Tiranë edhe Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry,  kur në emër të presidentit Barack Obama garantoi për mbështetje për sundimin e ligjit. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia