close
Rajoni

SHQIPËRI: SKANDALI I PUBLIKIMIT TË PAGAVE, ZBARDHET DOSJA

217DCFCC-E346-4046-BA97-6B33259AAB18

SPECIALISIT I IT, I SHITI TË DHËNAT E MARRA NGA KOLEGIA, TEK KLODIAN SOTA PËR 20 MIJE LEKË


 

Zbardhet dosja e prokuroris për publikimin e pagave. Organi i akuzës ka shpjeguar skemën se si rrodhën në publik të dhënat persoanle të mbi 690 mijë qytetarëve.  Prokuroria thekson në dosje se specialist i IT Andi Agaraj i shiti të dhënat tek Klodian Sota për 20 mijë lekë. 

 

TË DHËNAT PERSONALE DOSJA

 Prokuroria e Tiranës ka zbardhur të gjithë skemën e rrjedhjes së pagave dhe të dhënave personale të mbi 690 mijë qytetarëve. Në dosjen e siguruar nga Klan News rezulton se pas daljes së të dhënave në publik specialistja e IT Eni Qirjako e cila është punësuar tek AKSHI por që e ushtronte detyrën në drejtorinë e përgjithsmë të tatimeve, ka njoftuar shefin e saj se krijimi i file-t përkonte me orën dhe datën e email-it që ajo ja kishte dërguar kolegut të saj Andi Agaraj me kërkesë të këtij të fundit. Prokuroria thekson se Qirjako i ka dërguar në data të ndryshme nga emaili i saj i punës kolegut Agaraj failet me të dhënat  dhe bëhet fjalë për 6 databaza. Qirjako në datë 21 tetor 2020, i ka dërguar listë pagesat e muajit shtator 2020. Kurse në datën 25 nëntor 2020, listë pagesat e muajit tetor 2020. Po ashtu në datë 25 janar 2021, listë pagesat e dhjetorit 2020. Në datë 24 shkurt 2021 ajo i ka dërguar listë pagesat e janarit 2021. Më datë 29 prill 2021, listë pagesat e muajit mars dhe në datë 22 tetor 2021 listë pagesat e muajit shtator 2021. Nga kqyrja e emailit të saj të punës rezulton se të dhënat i janë dërguar me Ëetransfer të dyshuarti Andi Agaraj.  Ky i fundit punon që nga viti 2013 në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve Tiranë. Në dosje thuhet se të dhënat që ka marrë nga kolegia e tij Agaraj ja ka dhënë Klodian Sotës, Punonjës i një kompanie private përkundrejt shumës 20 mijë lekë.  Agaraj ja ka dorëzuar të dhënat Sotës dorazi nëpërmjet një Usb. Po ashtu rezulton se Klodian Sota të dhënat që i ka blerë nga nga specialist i IT ia ka shitur shtetasit Endri Ikonomi kundrejt një shpërblimi prej 20 000 deri në 30 000 lekë. Eni Qirjako dhe Andi Agaraj akuzohen për shpërdorim detyre ndërsa Klodian Sota dhe Endri Ikonomi  akuzohen për korrupsion aktiv dhe pasiv në sektorin privat. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia