close
Rajoni

SHQIPËRI: TË HËNËN NË FUQI URDHËRI PËR ÇERTIFIKATËN E VAKSINIMIT

0896E2E1-86A2-476B-B5F8-9A2A8D36CE2E

KUSH NUK E KA, TEST TË PËRJAVSHËM OSE MËSIM ALTERNATIV PËR STUDENTËT


Nga kjo e hene hyn ne fuqi urdheri per paraqitjen e certificates se vaksinimit nga personeli arsimor ne te gjitha shkollat e vendit. Nga qendra shendetesore numer 4 ministria e shendetesise Ogerta manastirliu beri me dije se mbi 80% e mesuesve jane vaksinaur me 1 doze dhe mbi 60% me dy doza.

OGERTA MANASTIRLIU – MINISTRE E SHËNDETËSISË, SHQIPËRI

“Duke filluar edhe nga dita e hënë, ne do të lëshojmë udhëzimin që do të ndiqet për të verifikuar ata që kanë kryer vaksinimin, duke filluar nga arsimtarët. Urdhri përmban të gjithë vendimet që ka marrë Komiteti Teknik i Ekspertëve, i cili përcakton që vetë institucionet shkollore, do duhet që të kontrollojnë nërpërmjet mekanizmave që do të ngrenë, të gjithë çertifikatat e vaksinimit për personelin që do të jetë në shkolla dhe gjithashtu duke filluar nga data 11 tetor edhe për studentët”,

 Alternativa e mungesës së çertifikatës së vaksinimit do të jetë testi i përjavshëm ose mësimi alternativ për studentët e pavaksinuar.

 “Për arsimatarë të cilët ende nuk e kanë kryer vaksinimin, do të duhet të paraqesin pranë institucioneve shkollore testin dhe të konfirmojnë që nuk janë të prekur nga COVID19 dhe kjo kërkesë do të jetë kërkesë e përjavshme. Nga ana tjetër, vetë universitetet do të organizojnë mësimin e alternuar për ata studentë të cilët nuk do të kenë kryer ende vaksinimin”,

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total mbi 1mln  e 680 mije vaksina dhe 754,020 qytetarë janë vaksinuar me të dyja dozat./Tv Klan/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia