close
Rajoni

SHQIPËRI: TËRMETI SHKUND KORÇËN

termet-4

Një termet i fuqishëm tronditi rajonin e Korçës mëngjesin e sotëm rreth orës 06:25 minuta. Tërmeti kishte magnitudë 5,2 të shkallës Rihter, ndërsa epiqendra ishte 3 km larg fshatit Miras të Devollit dhe 11 km nga qyteti i Korçës.

Siç njofton Televizioni Klan, nuk raportohet për të lënduar, por ka pasur panik tek qytetarët, që kanë dalë jashtë banesave. Pritet gjatë ditës të mësohet nëse ka pasur dëmtime në banesa. Lëkundjet janë ndjerë në Devoll, Korçë, Kolonjë, madje edhe në disa qytete kufitare të Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut. /Klan Macedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia