close
Rajoni

SHQIPËRI: VIJON AKSIONI PËR LIRIMIN E PLAZHEVE

DD379C31-54AD-4518-A386-BF5662920963

PROCEDOHEN PENALISHT 8 PRONARË


Dita e dytë e aksionit “Bregdeti ynë” ka vijuar edhe këtë të enjte në disa zona bregdetare në vend.

Gjatë kontrollit të ushtruar në 46 subjekte në Velipojë, policia bashkiake, me mbështetjen edhe të policisë së shtetit konstatuan disa shkelje duke larguar nga hapësira e plazhit rreth 60 shezlongë dhe 30 çadra.

Uniformat blu, po ashtu proceduan penalisht 1 administratore subjekti që kishte zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra të vendosura pa lejen përkatëse.

Ndërsa në Lezhë dita e dytë e aksionit vijoi me verifikimin dhe keshillimin e bizneseve, duke u dhënë kohë deri të hënën, nëse nuk kanë lejet përkatëse, ti largojnë vetë shezllonet.

Edhe në Durrës, kontrollet në vijën bregdetare u shoqëruan me masa administrative.

7 administratorë subjektesh që kishin zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra të vendosura në mënyrë të kundërligjshme, u proceduan penalisht.

Verifikimi i dokumentacioneve u ushtrua nga Përroi i Agait-Plepa deri në Urën e Dajlanit ku u kontrolluan 80 subjekte, në të cilat janë hequr rreth 478 shezlongë dhe 239 çadra.

Operacioni “Bregdeti ynë” u shtri këtë të enjtje sërish në Seman, Darzezë, Divjakë ku u proceduan penalisht 13 administratorë subjektesh, për veprën penale “Pushtimi i tokës”.

Të pa pajisur me lejen nga organet kompetente në këto zona bregdetare u larguan 799 shezlongë dhe 398 çadra. /TV KLAN/ 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia