close
Rajoni

SHQIPËRI: VIKTIMAT NË PLAZHE, MUNGOJNË VROJTUESIT

003671EC-E735-4979-8361-D540F18DEFB9

NE HAPËSIRAT PUBLIKE NUK JANË FARE PREZENTE


Të paktën 24 pushues kanë humbur jetën në plazhet e Shqipërisë prej nisjes së sezonit veror. 3 prej tyre vetëm të dielën e 22 gushtit. Një vëzhgim i Tv Klan në disa nga plazhet më të frekuentuara nxjerr në pah mungesën e vrojtuesve, që kanë si detyrë të monitorojnë vijën bregdetare.

Në Velipojë shënohen 7 të mbytur që nga fillimi I veres, megjithatë një pjesë e madhe e kullave të vrojtimit janë pa një roje bregdetare. EFEKT
Në plazhin e Spillesë 2 shtetas nga Maqedonia e Veriut u mbytën mengjesin e së dielës, e pikërisht në atë zonë rojet bregdetare mungojnë. Asnjë vrojtues nuk ka në hapësirën publike të plazhit. EFEKT
Në vijën bregdetare të Lezhës nga afro 250 kulla vrojtimi, vetem 86 prej tyre janë te pajisura me vrojtues. EFEKT
Në Durrës dhe Kavajë vetëm në gusht humbën jetën 7 persona, pikërisht në ato zona nuk ka vrojtues. Nese subjektet private e kane te detyrueshme te kete nje roje bregdetare te liçensuar, ne zonat publike kjo mungon thuajse teresisht. Kjo pranohet edhe nga sekretari I shoqates se vrojtuesve.

GENTI LASKU, SEKRETARI I FEDERATES SHQIPTARE TE VROJTUESVE TE PLAZHIT

Tv Klan iu drejtua njesive vendore për këtë problematike, por pjesa më e madhe e tyre refuzuan të përgjigjen. Vetëm nga Bashkia Durrës përgjigjesinë e monitorimit e pasuan drejt Minstrisë së Turizmit, në një kohë që ligji ngarkon pushtetin vendor për zbatimin e tij.

 

TABELA

TE MBYTUR NE PLAZHE

DURRES/ KAVAJE      11 PUSHUES
SHKODER                      7 PUSHUES
LEZHE                            4 PUSHUES
RROGOZHINE              2 PUSHUES

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia