close
Rajoni

SHQIPËRI:4 VIKTIMA DHE 127 RASTE TË REJA ME COVID

12F48C1E-1504-4F98-B871-8691A9614D9D

Katër persona të tjerë kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit. Bëhet fjalë për një qytetar nga Vlora dhe tre të tjerë nga Tirana.

“Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me Covid-19, një 65-vjeçar nga Vlora dhe 3 qytetarë nga Tirana: një 59-vjeçar, një 75-vjeçar, një 76-vjeçar, me sëmundje bashkëshoqëruese”.

Gjatë 24 orëve të fundit janë zhvilluar 820 testime dhe janë zbuluar 127 të prekur me virusin Sars-Cov2.

“75 raste në Tiranë, 8 në Korçë, nga 5 raste në Fier, Gramsh, nga 4 raste në Lushnje, Berat, nga 3 raste në Shkodër, Kavajë, Mirditë, nga 2 raste në Krujë, Elbasan, Gjirokastër, Kuçovë, nga 1 rast në Durrës, Devoll, Has, Vlorë, Pukë, Librazhd, Dibër, Roskovec, Patos”.

Në 24 orët e fundit 103 qytetarë e kanë fituar betejën me Covid-19 duke e çuar numrin e të shëruarve në 7732 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 190 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët vetëm 5 pacientë janë të intubuar./tvklan

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia