close
Top LajmeVendi

SHQIPËRIA DHE RMV-ја NDËR VENDET ME KOHËZGJATJE BURGIMI MË TË LARTA NË EUROPË

covid19-karantin

Shqipëria renditet ndër shtetet me nivele shumë të larta burgosjesh për çdo 100.000 banorë. Ky është konkluzioni i raportit vjetor të Këshillit të Europës mbi statistikat penale për popullatën e burgjeve në Europë në 2019. Nga të dhënat e 45 administratave të burgjeve për vitin 2018 dhe 2019, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut renditen ndër vendet me kohëzgjatje mesatare burgimi shumë të lartë dhe përqindje shumë të lartë të proporcionit të burgosurve mbi 65 vjeç në administratën e burgjeve.

Vendet me nivel shumë të lartë të popullsisë të burgjeve përfshijnë Republikën e Moldavisë (197.0 të burgosur për 100,000 banorë), Poloninë (190.1), Sllovakinë (188.9), Malin e Zi (185.5), Shqipërinë (184.5), Letoninë (183 , 4), Estoninë (181.1), Hungarinë (169.5), Serbinë (156.1), Mbretërinë e Bashkuar: Skocia (146.0) dhe Anglia dhe Uellsi (137.9)

Vendet me një  kohëzgjatje mesatare burgimi shumë të lartë në vitin 2018 përfshijnë Shqipërinë (14.6 muaj), Republikën Sllovake (14.1), Maqedoninë e Veriut (14.0), Greqinë (12.1), Poloninë (11.2), Francën (11.0), Hungarinë ( 10.7) dhe Austrinë (10.3)

Vendet me përqindjen më të lartë të të burgosurve pa një dënim përfundimtar më 31 janar 2019 ishin Luksemburgu (48,6%), Zvicra (47.7%), Hollanda (42.6%), Armenia (41.0%) dhe Shqipëria (40.7%)

Administrata e burgjeve me përqindjen më të lartë të të burgosurve mbi moshën 65 vjeç rezulton midis të tjerash në Maqedoninë e Veriut (9.1%), Kroaci (5.9%), Shqipëri (4.6%), Itali (3.7%), Britaninë e Madhe: Anglia dhe Uellsi (3.6%), Lituani ( 3.4%) dhe Sllovenia(3.3%) ./ Erisa Zykaj

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia