close
urgjenca-1-780×439-1

Kurba e rasteve të reja si në nisje të pandemisë

Shqipëria drejt Covid free. Shifrat e infektimeve çdo ditë e më shumë po vijnë në rënie, e po ashtu edhe shtrimet në spital.

E ndërsa kurba e rasteve të reja regjistron shifra shumë të ulta, e kundërta ndodh me rastet e shëruara, të cilat janë trefish më të larta.

Aktualisht në Shqipëri rastet e të infektuarve aktivë me Covid-19 kanë zbritur në afro 350 të tillë dhe janë të shpërndara në 11 qarqe të vendit.

Ndërsa të shtruarit në spital janë vetëm nga tre qarqe, Tirana, Fieri dhe Durrësi. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, vetëm 3 % e të infektuarve aktivë kanë nevojë për shërbim spitalor.

Ekspertët kanë parashikuar një verë të qetë me raste sporadike të Covid, ndërsa janë nën monitorim edhe të variantit BA2 i cili pritet të jetë dominant në Shqipëri brenda pak javësh.

Tv Klan

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia