Shqipëria humb 1-2 me Izraelin

Shqipëria nuk mundi që t’u dhurojë tifozëve të saj një fitore në shtëpi. Ndeshja me Izraelin në “Air Albania” përfundoi me rezultatin 1-2 për izraelitët. Këta të fundit mundën që të përmbysnin rezultatin.

Të parët që shënuan ishim ne. Armando Broja u tregua i saktë nga pika e bardhë e 11-metërshit duke i çuar djemtë e Rejës të qetë në dhomat e zhveshjes. Një pjesë e parë, e cila ishte shumë e mirë për kombëtaren tonë. Por në të dytën, u duk sikur skuadra humbi freskinë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ndoshta edhe zëvendësimet e duhura nga trajneri Alon Zahan, bënë që Izraeli të shënojë dy gola me anë të Solomon. Futja në lojë e Balajt, Vrionit, Çekiçit, Ramadanit dhe Gjasulës nuk i dhanë lojës ritmin e duhur.

Vlen për t’u theksuar se Shqipërisë nuk iu dha një penallti dhe nuk iu quajt një gol pas kontrollit të VAR.

Kjo ndeshje u transmetua në ekranin e Tv Klan. Dhe ishte vetëm sfida e parë, pasi Tv Klan ka fituar të drejtën ekskluzive dhe ndeshjet e kombëtares për 4 vitet e ardhshme do të transmetohen në ekranin kampion.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share