close
Rajoni

Shqipëria jep 1 milion Euro për Ukrainën

edi rama jep 1ml

Rama: Armatime dhe hapim dyert për refugjatët

Shqipëria do të kontribuojë për të mbështetur Ukrainën me një fond prej 1 milion Eurosh.

“Në këtë konferencë ne do të kontribuojmë me 1 mln euro, e di që nuk do të ndryshoje në përfundimin e luftës pra mënyrën si po zhvillohet lufta, por ne jemi të nderuar që jemi këtu. Jam falenderues për kryeministrin polak që është pjesë e kësaj konference, për të bërë më të mirën për ukrainasit dhe të shohim sa më shpejt paqen”.

Në konferencën e donatorëve të zhvilluar këtë të enjte në Varshavë me iniciativë të kryeministri polak dhe homologes së tij suedeze, kryeministri Rama renditi në fjalën e tij angazhimin e qeverisë shqiptare për të mbështetur Ukrainën. Mbështeteje që sipas tij erdhi jo vetëm me armatime, por dhe duke i hapur dyert ukrainaseve që i iknin sulmeve ruse mbi vendin e tyre.

“Do të kemi mbështetje maksimale për Ukrainën. Ne kemi qenë ndër të parët që kemi dhënë kontributin tone edhe ndihmesën sa i takon forcave të armatosura. Kemi qenë edhe ndër të parët që kemi pritur refugjatët ukrainas. Do japim kontributin tonë me armë e municione”.

Vetë Presidenti Zelensky që ndërhyri përmes një videokonference për të falenderuar për këtë iniciative vendet që po mbështesin popullin e tij, ripërsëriti kërkesën për më shumë mbështetje financiare dhe armatime.

“Liria duhet të fitojë dhe kjo konferencë është shumë e rëndësishme për ne. Kemi nevojë për mbështetje financiare. Po ashtu kemi nevojë edhe për armatime, por më pas edhe një mbështetje në aspektin humanitar. Do të jetë një lloj plani Marshall, një plan historik”, tha Zelensky.

Krerëve të Këshillit dhe Komisionit Europian që ishin mbështetësit kryesorë të kësaj konference donatorësh, Zelensky ju kërkoi përshpejtim të procedurave të anëtarësimit në union të vendit të tij si përgjigja më e ashpër që mund t’i jepet Rusisë.

Tv Klan

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia