close
Rajoni

SHQIPËRIA MERR KRYESIMIN E OSBE-së

Screenshot_6

Shqipëria merr zyrtarisht sot Kryesinë e OSBE-së. Në Sllovaki, aty ku zhvillohet edhe ministeriali i OSBE-së ndodhet Kryeministri shqiptar Edi Rama.  Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë shqiptare thotë se drejtimi i kësaj organizate është nder dhe përgjegjësi.

“Nder dhe përgjegjësi e madhe drejtimi i kësaj organizate ndërkombëtare të dorës së parë, si edhe mundësi e jashtëzakonshme për ta bërë Shqipërisë të shkëlqejë në krye të punëve të mëdha e të sfidave të posaçme të OSBE”, thotë Rama, i cili ka shpërndarë një video teksa bëhej gati për fjalimin.

Për këtë ngjarje ka reaguar edhe ministri në Detyrë i Punëve të Jashtme Gent Cakaj. Sipas tij, Shqipëria është e gatshme për të udhëhequr një kryesi të besueshme, bashkëpunuese dhe efektive. /Klan Macedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia